Nga Artur Ajazi
Mbi 90 per qind e atyre që kanë patur fëmijët në universitetet publike, kanë dalë kundër protestës së një grushti pedagogësh, që dirigjohen nga mëngjesi deri në darkë nga Sali Berisha. Kundër tyre, natyrisht kanë dalë shqiptarët e ndershëm, që kanë paguar për çdo provim të fëmijëve të tyre, 200 deri 800 euro, dhe që sot ndjehen të poshtëruar, nga kolegë të atyre që kërkojnë rritje page në masën 50 per qind. Protesta e pedagogëve të Partisë Demokratike, ka nisur si një aksion i dështuar politik.
Ç’rrënjosja e korrupsionit dhe Vettingu në rradhët e padagogëve në universitetet tona publike, mbetet shpresa e vetme e cila do të pastrojë imazhin e arsimit tonë të lartë. Në çdo organ Prokurorie në rrethe, do të mësosh se janë me qindra dosje penale ndaj pedagogëve të survejuar, përgjuar, arrestuar, hetuar dhe dënuar, për akuza të korrupsionit, pasurisë së paligjshme, etj. Si mund të bëhesh ushtar i bindur i Partisë Demokratike, duke qenë pedagog i lirë, si mund ti bindesh një urdhëri politik kur shërben si edukator i brezit të ri, si mund të kërkosh “rritje page deri në 50 per qind”, kur deri sot janë me qindra pedagogë në shkallë vendi, janë me dosje në Prokurori ?
Si mund të kërkosh “rritje page ose largim të qeverisë”, dhe si mund ti japësh ultimatume qeverisë, kur korrupsioni në universitetet tona është kthyer në sistem? Si mund të manipulosh studentët me premtime boshe, kur prindërit e tyre në çdo sezon provimesh,(kanë arritur deri atyre sa të marrin edhe kredi), kapen nga sekserët e pedagogëve, duke u marrë nga 200 deri 800 euro për provim ? Si mund të kërkosh “rritje page me 50 per qind nga qeveria”, kur sot ka pedagogë, që kanë vite pa marrë rrogën në banka, pasi u del dhe tepron ajo që marrin nga studentët ? Qeveria në fakt është treguar dhe po tregohet e butë dhe tolerante, me pedagogët e Partisë Demokratike. Kudo në botë, një qeveri tjetër, do ti kishte penalizuar si shkaktarë të destabilizimit të institucioneve të jetës studentore, manipulim me detyrën, etj.
Mjafton tu shikosh lokalet, pallatet, vilat, hotelet në bregdet, makinat e shtrenjta, dhe do të bindesh sa hipokritë janë ushtarët e bindur berishistë të “partisë”. Qeveria nuk mund të bjerë nga një grusht të marrësh, që edhe vendin e punës si pedagogë, duhet parë imtësisht si e kanë përfituar. Qeveria nuk mund të bjerë nga një grusht të marrësh, që i binden një ish-lideri që kërkon ringjalljen politike duke u mbështetur tek ish-shikasit e tij. Mjafton të shkosh në parkingun e çdo universiteti publik, dhe do të thuash se “jam në një panair makinash luksoze”, dhe jo në një institucion të arsimit të lartë. Natyrisht nuk janë të gjithë të molepsur, pasi ka prej tyre që janë sot krenaria e universiteteve tona publike. Por ata nuk i binden urdhërave të “partisë”, nuk japin ultimatume, pasi janë njerëz dhe edukatorë të lirë të një shoqërie demokratike.