Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur vizitën zyrtare në Izrael, ku u takua me zyrtarët më të lartë të shtetit.
Ndërkohë, pas kësaj vizite Rama ka mbërritur në Abu Dabi, ku do të takohet me Presidentin e Emirateve të Bashkuara.
“Pas Izraelit, një gjysëm dite në Abu Dabi, për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook, duke publikuar edhe foto nga vizita në këtë shtet.
/a.r