Një aksident i rëndë ka ndodhur para oborrit të shkollës 9-vjeçare ‘Zylyftar Veleshnja’ në qytetin e Çorovodës.
Një fëmijë 8 vjeçar, i identifikuar si D.D., është përplasur nga makina që drejtohej nga Anuel Bregu në vijat e bardha, sapo ka dalë nga dera e shkollës. Për pasojë, fëmija ka thyer njërën këmbë.
Policia rrugore po kryen veprimet. Ndërkohë fëmija ndodhet në spitalin rajonal të Beratit dhe sipas mjekëve ndodhet jasht rrezikut për jetën.
/s.f