Ish deputeti Gent Strazimiri thotë se shteti ka rënë. Në një intervistë për RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj, ish deputeti tha se dhe pse paguajmë sa qimet e kokës për shërbimet online Irani ka hyrë në çdo qelizë të sekreteve shtetërore.
Sipas tij e gjithë elita e ka për detyrë që të garantojë sigurinë.
Gent Strazimiri: Ajo që po ndodh është se ka rënë shteti. Një vend si Irani ka hyrë në çdo qelizë të sekreteve megjithëse ne paguajmë sa qimet e kokës për shërbimet online. Armiku ka në dorë gjithë sekretet tona. Ka rënë shteti. E gjithë elita që ka për detyrë të garantojë këto lloj sigurie. Një polic që futet në punë prej politkës e di që në punë qëndron për shkak të votave që siguron jo të punës që bën. Mbështetje politike deri në krim. Piramida e policisë së shtetit që rekruton persona joprofesional janë persona që për shkak të përkrahjes politike nuk duan t’ja dinë për rezultatin në punë.
“Kjo nuk është sjellje prej shteti është sjellje prej krimineli. Kjo nuk mund të na lërë indiferent. Është vrasje qeveritare se Ardi Veliu është instrument i Ministrit të Brendshëm. Jeta e marrë në mënyrë të përsëritur nga policët në mënyrë të paligjshme me heshtjen nga ata që kanë për detyrë të zbulojnë të vërtetën është një kauz e shoqërisë që opozita duhet ta luftojë deri në fund.”/m.j