Ulja e lindjeve të reja në vendin tonë prej vitesh po shikohet si një ndër fenomenet më shqetësuese të shoqërisë dhe pavarësisht politikave të ndjekura dhe stimujve të dhënë duket se lindshmëria mbetet në shifra mjaft të ulëta.
Një nga qytetet që po ndjen këtë fenomen është edhe Vlora ku krahasimi me vitet 90 dhe aktualisht krijon diferenca të frikshme.
Përveç emigracionit dhe gjendjes social-ekonomike, mjeku apelon që një ndër faktorët e këtij fenomeni që duhet të frenohet janë dhe abortet e pakontrolluara, veçanërisht ato në moshë të re, ku të vetmen konsulte vajzat e kanë me farmacistin.
Ndërkohë krahasuar me vetëm 10 vite më parë lindshmëria në spitalin e Vlorës është reduktuar me 75 për qind.
/a.r