Në dëshminë e Elidon Çelës, pronarit dhe shoferit të furgonit, në të cilin u kapën 522 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, pak ditë më parë që vinin nga Bari, thuhet se paratë janë kursime të familjes.
Elidon Çala ka deklaruar se paratë ishin të tijat dhe se i kishte vendosur në autobuz për të shmangur ndonjë grabitje. Ai ka treguar para hetuesve se këtë sasi parash nuk ia ka thënë asnjë personi dhe sipas tij i ka fituar nga të ardhurat e tij dhe të familjes që jetojnë dhe punojnë prej 27 vitesh në Itali.
Këto para, ka deklaruar 32 vjeçari do t’i investonte në Shqipëri, pasi kishte blerë dhe fara gruri dhe do të merrte toka me qira për të mbjellë grurë, pasi merret dhe me aktivitet bujqësor në Shqipëri.
Sa i përket mallrave kontrabandë, që ju gjetën në furgon, Çela ka deklaruar se mallrat të cilat kishte brenda në furgon ishin të emigrantëve që jetonin në Itali. Sipas tij gjatë kontrollit në vijën e dytë, i ka deklaruar mallrat që ka pasur në autobus tek punonjësit e Doganës në Durrës dhe ato i kanë thënë se ai mund të vazhdonte.
Sakaq për Dritan Kamberin dhe Anold Cankjan, 32-vjeçari sqaron se janë shoferë dhe ka pak kohë që i ka marrë në punë në firmën e tij e cila është e licensuar për transport ndërkombëtar udhëtaresh dhe është i linjës Padova-Lushnjë. Subjekti është “Celagron Buon Aventura’ firma është në adminstrimin e tij.
Të pyetur në lidhje me këto fakte Dritan Kamberi dhe Anold Cankja ndër të tjera kanë deklaruar se nuk kanë pasur dijeni për shumën e parave të fshehura në autobuz dhe se këtë autobuz pasi kanë mbërritur në Itali e kanë parkuar tek ambientet e shtetasit Elidon Çela për rreth 3 ditë dhe e kanë marrë vetëm në udhëtim si na vajtje ashtu dhe në kthim. Nuk janë të punësuar tek subjekti i shtetasit Elidon Çela, por kanë qenë si shoferë vetëm për këtë udhetim.
Prokuroria Durrës kërkon ‘detyrim paraqitje’ për ndihmësit e Elidon Çelës, Dritan Kamberi e Anold Cankja.
/s.f