Pashk Syziu, shefi i krimeve në komisariatin e Devollit ka dhënë deklaratën e tij pas pezullimit për shkak të akuzave të ngritura nga Marsel Buçi, i cili pretendon se është dhunuar.
Syziu në dëshmi ka theksuar se nuk ka ushtruar dhunë kundrejt askujt dhe se në momentin kur pretendohet se është ushtruar dhunë, në prezencë për sqarime ka pasur Marsel Buçi e Deizi Arapi, të cilët janë shoqëruar në polici për deklaratë, pasi në mbrëmjen e djeshme kanë pasur konflikt me njëri-tjetrin që dyshohet se ka ndodhur për ngjarjet e mëparshme.
Pashk Syziu ka kërkuar hetim të plotë për këtë ngjarje nga organet e policisë, ku shprehet i bindur se nuk ka ushtruar dhunë ndaj askujt.
/e.d