Pëson aksident ajror avioni privat i miliarderit gjerman Rainer Schaller. Avioni me 6 persona u rrëzua në Karaibe. ’NYPOST‘ shkruan se dy fëmijë dyshohet se janë mes viktimave, në bordin e të cilit ishte familja e miliarderit gjerman Rainer Schaller, pronar i disa palestrave Rainer Schaller, themelues i “RSG Group”.
Ekipet e kërkim shpëtimit thanë se kanë arritur të identifikojnë pjesë të avionit, përfshi edhe një prej motorëve, të përhapura në zonën ku u pa për herë të fundit. Më pas gjatë kërkimeve, është gjetur trupi i dy fëmijëve, një libër dhe një lodër fëmijësh.
Avioni u nis nga Meksika dhe humbi komunikimin me kullën e kontrollit pranë Barra de Parismina në Detin Karaibe. Autoritetet filluan protokollet e kërkimit, por moti i keq pengoi kërkimin dhe mund të fillonte vetëm të shtunën në mëngjes.
Kërkimi filloi në orën 5 të mëngjesit me orën lokale dhe u deshën 50 minuta që punonjësit e shpëtimit të gjenin mbetjet e para rreth 17 milje nga aeroporti Limón, ku ishte drejtuar avioni.
/e.d