Të dielën në mesditë, shtatë anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, udhëheqësia e lartë e kësaj partie u takuan me gazetarët kinezë dhe të huaj.
Përveç sekretarit të përgjithshëm Xi Jinping, gjashtë anëtarët e tjerë të zgjedhur janë përkatësisht: Li Qiang, Zhao Leji, Wang Huning, Cai Qi, Ding Xuexiang dhe Li Xi.
Gjatë takimit me median, Xi Jinping-u u zotua se Kina do të vazhdojë thellimin e reformës dhe të hapjes ndaj botës së jashtme .
“Ne do të punojmë me popujt e të gjitha vendeve për të promovuar vlerat e përbashkëta të paqes, zhvillimit, drejtësisë, demokracisë dhe lirisë për të gjithë njerëzimin, do të ruajmë paqen botërore, do të promovojmë zhvillimin botëror dhe do të vazhdojmë të nxitim ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin,”u shpreh Xi Jinping-u.
Më tej ai theksoi se Kina nuk mund të zhvillohet pa botën, dhe bota gjithashtu ka nevojë për Kinën. “Pas më shumë se 40 vjetësh përpjekjesh të pandërprera për Reformën dhe Hapjen, ne kemi krijuar : zhvillimin e shpejtë ekonomik dhe qëndrueshmërinë shoqërore afatgjatë. Tani ekonomia kineze ka elasticitet të fortë, potencial të madh dhe hapësirë të mjaftueshme për manovrim. Bazat e rritjes afatgjatë nuk do të ndryshojnë dhe dera e hapur e Kinës do të hapet edhe më tej. Ne do të thellojmë në mënyrë të palëkundur Reformën dhe Hapjen e gjithanshme, do të promovojmë në mënyrë të palëkundur zhvillimin me cilësi të lartë dhe do të krijojmë më shumë mundësi për botën nëpërmjet zhvillimit tonë,” tha Xi Jinping-u
/e.d