Forcat ruse kanë filluar të tërhiqen nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin jugor Kherson.
Tërheqja e forcave ruse nga rajoni perëndimor Kherson ka filluar”, sipas një njoftimit nga Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA.
Rusia ka të ngjarë të vazhdojë tërheqjen e trupave edhe gjatë javëve të ardhshme. Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka dhënë asnjë koment, por në një intervistë javën e kaluar, komandanti i lartë rus në Ukrainë tha se do të merreshin “vendime të vështira”.
Sulmet ukrainase kanë shkatërruar disa ura mbi lumin Dnipro, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për Rusinë rifurnizimin e forcave të saj përgjatë frontit jugor dhe tërheqjen./m.j
The #Russian withdrawal from western #Kherson Oblast has begun. Russian forces likely intend to continue that withdrawal over the next several weeks but may struggle to withdraw in good order if #Ukrainian forces choose to attack.https://t.co/K7MWzKbivC pic.twitter.com/4fkGxSlxx3
— ISW (@TheStudyofWar) October 22, 2022