Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Greqi. Bëhet me dije nga mediat e huaja se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në një hotel në, ku një 38-vjeçare ka sulmuar me acid bashkëshortin e saj 36-vjeçar.
Mësohet se 36-vjeçari ka marrë djegie të shkallës së parë, teksa gendja e tj shëndetësore paraqitet kritike, ndërsa mjekët thonë se ka rrezik që burri të humbasë shikimin, pasi pjesa e majtë e fytyrës ka plagë të rënda.
Pasi i bëri gjëmën burrit, gruaja është larguar me vrap nga hoteli për tu arratisur, me policinë që i është vënë nga pas për ta arrestuar.
Në fakt, 36-vjeçari dyshohet se ka qëlluar ndaj një punonjësi policie, pa e plagosur, në një grabitje të përgjakshme në vitin 2015./m.j