Nga Agron Gjekmarkaj
Nuk do lodhesha në këtë orë të vonë që të risillja në kujtesë diten e enjte nese nuk do të isha pajtuar me Albanen, pas kaq muaj merie që honeve të zemerimit na perplasi duke tranuar mijera zëmra.
Në atë vazhdë gezimi u shfaq edhe zevendes Lideri Muli pak i trazuar nga pusitë që i ngrihen në kuvend që të mos flasë dhe godasë, të kumbojë me forcen e tij të argumentit e logjikes brenda të cilave qeveria shfaqet me veset e saj të shumta.
Kjo dhimbje a preokupim e kishin bërë njerzor dhe të dashur e në atë humus emotiv shkembyem idera qysh të bëhet partia tok dhe furisë armike ti bëjë ballë.Zevendes Lideri ma ktheu shikimin.
Por dita fillojë me heshtjen e shkurter per dikë torturuese të Belindes, atje siper në podiumin e drunjtë! Mbi të thinjurin shesh të detit era fryn e mblidhen retë. Ulsiu kruspull, i bërë sa një grusht priste.
Bela bëri 8 ore luftë. Gjyle mbi Helidonin që plaget si Gjergj Elez Alisë i shtoheshin, bumje mbi Doktorin që si Sizifi ngjitej e binte, binte e ngjitej,me tu dukt Stalingradi pesë me hiç. Të vetet e shihnin me admirim dhe zili. Babo po kaq nga zyra dhe vononte ardhjen i qetë.
Delina e cila vetem kur flet nuk mendon buzeqeshte nga mendimet që i lodronin neper fiqir si kërriçat në zabel.
Tao në krahun tim jepte e merrte me lumturinë. Me shakatë e kripura si të Duçes e shkriu edhe Tonin qe strehohet zakonisht në frigoriferin e arsyes.
Pas një fjalimi ku perkedhelte të miren e qeverisë si kerthiun në peqi dhe ndihmen e Zotit kerkonte për ti hequr opozites mendimet e keqia edhe Toni qeshi me hukamë e hov.
Çudi gjithë ky gaz e potere as arriti ta cimbiste koracen e seriozitetit të Etildes që ashtu kokëulur mbi kompjuter percillte diten politike pa ju dorezuar monotonisë. Majko qe çoku ja merr ndonjë buzqeshje nuk pat sukses dhe në vend të atij nuri mori një ngjatetim nga gjeneral Kollçaku me Nasipin.
Ish- kryeministri trozovaç nuk dukej edhe aq i gezuar me suksesin.
Jorida fjalimin e parë e mbajti kur kendoi gjeli i parë, të dytin kur stomaku kerkonte bukë ndersa të tretin bash kur trupi lypte gjumë e shpirti paqe. Të katertin e shkrojti në ënderr.
Gaz Bardhi si Baca i Gjetajve rrinte në krye tavolinash duke rrefyer ankthin e negociatave. Në kafe ulur meqënese Doktori dhe Babo nuk po vinin e partneritet në sallë nuk kishte, zhytej në murretim.
Kosta i Gramozit dhe Lindites shihej sa në një qoshe sa në një tjeter duke tundur koken si për të na kujtuar se ditë e kiametit po vjen o të paudhë dhe ai është lajmetari.
Salianji pasi hodhi benzine me bidona që nuk i mbarohen në çdo zjarr të ndezur, sherr kudo gjet paqe, llafe ku kishte rënë heshtja, zallamahi ku kishte dremitje, iku i uruari të hajë që të merrte forca per një raund të ri koherence. Armiq nga të gjitha anët e kanë rrethuar qerratanë po jepet ay? Qesh si më i bukri shejtan mbi katua.
Niko qerratai dhe Mimi di Puccini kuvendonin plot mbrothesi, futa turinjet edhe unë nja pesë minuta i paftuar duke lënë menjanë sagen e Kalabrisë, ku Mimia ecte perpara ne nga pas, Mimia fliste ne heshtnim të gezuar. Ashtu nën bekimin e Nikos sikur u ndamë me të kaluaren dhe modestinë e Mimisë që aq shumë me pat lënë mbresa në një paqe të qendrueshme.
Syzet e Krifces na munguan të gjithve. Denajn e shtrengonin kepucet e reja. Parehatia e saj ngjante me shikimet e Braçes.
Befas një trok u degjua në salle ishte Grida. Ajo shihte hijen e saj e cila i hapte rrugen nga shikimet si pararojë spartanesh teksa Nora e Kelmendit i perkedhelte sedren per ti punuar qindin pashait.
Jyrgys Çyrbja vara vinga bënte i paduruar me veshet të ngritur lart në mos ndoj fjalë të pamirë per Babon i zinin ato dhe gjëmen kishte si ofertë si re të zezë në tavan dhe psheretimen, ah qafira qafira.
Ec e ec, fol e fol dita po shuhej pa maja.
Diku më zunë sytë Elisen duke u perleshur me një byrek i cili e kishte mbuluar piaten cep me cep ngaqe Doktori ënde nuk po mberrinte dhe një beteje i duhej.
Mbeta pa pergjigje kur pyeta veten si e ruan elegancen me ato karbohidrate në xhiro?!
Tigrushi si Kostandini u pa kalimthi si deshmi që mund të shkosh në të pertejmen botë politike e të kthehesh prapë si zefir.
Dash Sula si një bard i fyer në epin e tij nuk pipetinte nga mosvemendja per estetiken e lartë në të veshur. Një kollare e re i shkelqente si dekorate. Kreshnik Çollaku ndiente pikellim për një metaforë të pa thënë në një rrugicë.
Tezja si burbuqe buçiste nga lumturia, hareja i rrinte persiper si pelerinë ushtaresh nën shi. Aty ketu ndalej dhe qeraste miletin me gezim.
Teta Gerta siç e therret Bora kaloi një ditë të qetë mes buzqeshjeve me masë e një serioziteti jo nervoz derisa erdhi Doktori i cili e gjuajti me të vetat dhe një “të rëntë pika, mos bëfsh hajer, të shoftë morta” erdhi nga siper.
Xhela i cili po pergatit ritkthimin në Kamez si Napoleoni nga Egjipti ndihej në vendin e huaj si relike ne muzeum.
Margeriti pat një ditë pothuaj në limonti me dilemen te rri apo të ik, harresa e Ina Zhupes kishte rënë mbi të si qetesia pas murlanit por jo mbi Kushin që nuk di më se çfarë është paqja qëkur pedagoget duan rroga më te mira.
Mesnata mberriti si pakuptuar e bashkë me të edhe Luli i cili erresiren kishtë pritur si rrëng per sytë kureshtarë. Dikush pyeti, po ky ç’pat pse u mundua, sikur e kishim harruar?! Eh u bëmë Parti me dy lidera historik. Ah se desh harruam Babon. Ai erdhi më në fund dhe meqënese At Zef Pllumin citoi tre herë për të hijeshuar fjalen e tij të gjatë mu kujtua shprehja e fratit të kujtimeve “i mjerë ai popull që nuk ban zap bijtë e vet të keqij”.