Ditën e sotme qytetarët kanë dalë në protestë tek Ministria e Brendshme nga ku do të drejtohen në formë marshimi drejt Kryemisnistrisë.
Një protestuese e re pasi ishte duke folur ka rënë pa ndjenja përtokë dhe është ndihmuar nga protestuesit e tjerë për të marrë ndihmën e parë. Është lajmëruar ambulanca për ti dhënë një ndihmë më të specializuar.
Arsye e protestës së sotme është vdekja e 32 vjeçarit Lear Kurti dy ditë më parë i cili humbi jetën pasi u shoqërua në komisariat.
/s.f