Ka nisur mbrëmjen e kësaj të enjteje një protestë qytetare në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear kurti gjatë shoqërimit të tij në komisariat.
Dhjetëra të rinj, disa prej tyre pjestarë të Forumit Rinor Demokrat, janë mbledhur përballë Ministrisë së Brendshme dhe bëjnë fajtore policinë për vdekjen e të riut.
Një prej tyre deklaroi se në momentin kur të vret policia nuk mund t’i drejtohesh organeve ligjzbatuese por duhet t’i drejtohesh popullit.
“Unë doja t’iu bëja një pyet kur na vret policia kë duhet të thërrasim. Ua them unë se cila është përgjigjja. Ne duhet të thërrasim popullim. Nuk e di a dëgjohemi mirë brenda Ministrisë, ju bëj thirrje që t’i dalim përballë atij.
Të protestosh është e drejt nuk është krim. A jeni dakord me mënyrën e dhunës policore? Jo!”, tha protestuesi.
Kujtojmë se Lear Kurti u arrestua në lagjen Don Bosko të kryeqytetit mbrëmjen e të mërkurës dhe shfaqi probleme shëndetësore gjatë shoqërimit në komisariat. Ai u transportua drejt spitali të Traumës, por mbërriti i vdekur aty.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se i riu ka gëlltitur disa qese me lëndë narkotike gjatë kohës që po ndiqej nga efektivët duke ndërruar jetë nga mbidoza.
/e.d