Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka hapur në mënyrë të qëllimshme dosjet në vitin 1992.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se ish-kryeministri ka shantazhuar politikanë të cilët kishin dosje, në mënyrë që të bashkëpunonin me të dhe të bënin koalicion.
Sipas tij, përveç ish-presidentit Meta, do të ketë edhe figura të tjera të larta politike, që do të penalizohen nga ligji për hapjen e dosjeve.
“Unë kam një qasje ndryshe nga të tjerët dhe këtë nuk e kam thjesht bindje, por e kam informacion. Një nga arsyet themelore që qeverisja Berisha dhe Partia Demokratike nuk i hapën dosjet në vitin 1992 dhe i mbajtën për 30 vite të mbyllura, ishin sepse disa liderë politikë i mbajti peng me dosjet e tyre.
Duke pasur dosjet e shumë eksponentëve politikë, Berisha dhe Partia Demokratike i mbanin peng dhe i shantazhonin këta persona, që të bashkëpunonin në momente të caktuara dhe të ishin pjesë e koalicionit të tyre.
Jam i sigurt që përveç Ilir Metës, në të ardhmen do të ketë shumë figura të larta politike, të cilat do të jenë pjesë e pengesës ligjore, për të marrë poste politike”, theksoi ai.
94 deputetë votuan dje pro ligjit për hapjen e dosjeve.
Nga 140 deputetë në sallë, vetëm 95 morën pjesë në votim, ku një abstenoi. 45 të tjerë refuzuan të votonin./m.j
Po shume e vertete,monstra e vicidolit i ka perdore dosjet e spiunve,per dhunimin e poshtrimin e atyre qe i merrte e i perdoret si bythe lepires.Prandaj kurre mose i ardhte vendit tone nji ndytsire si monstra e vicidolit.Qofshin te fundit 4 kater monstrat e kriminelte bashke me bandat e tyre,u shofshin me rrace e koce,mose lenshin fare mbrapa.