Aeroporti ndërkombëtar i Nënë Terezës ka dalë me njoftim të dytë në lidhje me ndërprerjen e fluturimeve me Italinë.
Në një reagim, njoftohen të gjithë qytetarët se fluturimet për dhe nga Italia do të rinisin nga ora 15:00 e ditës së sotme.
“TIA njofton se fluturimet nga aeroportet Italiane dhe drejt tyre do të vazhdojnë normalisht duke filluar nga ora 15:00 e ditës së sotme. Ju lutemi pasagjerëve që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të Italisë të komunikojnë paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport”, njofton TIA.
Më herët ndërprerja u shkaktua nga greva e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali.
/e.d