Gazetari Nebil Çika thotë se miratimi i ligjit të dosjeve është arritja më e madhe në 30 vjet lidhur me këtë çështje, por ka ende për të bërë.
Në një intervistë për Euronws Albania, Çika tha se mungesa e Berishës në votimin e djeshëm tregon se seri tani ka qenë mungesë vullneti politik për ta votuar më herët.
Për gazetarin PD është e mbushur me spiunë dhe bashkëpunëtorë të regjimit mes tyre edhe deputeti Tritan Shehu.
“Një nga njerëzit që ka udhëhequr rininë komuniste në prishjen e kishave dhe xhamive ka qenë Tritan Shehu, dihet nga të gjithë e ke në gazeta dhe revista. Letrën që ja dërguan shokut Enver, që këta janë reaksionarë duhen vrarë, e ka firmosur ky. Ishte sekretari i rinisë i gjimnazit, kjo mjafton që ky të mos jetë përfaqësues i besimtarëve dhe i të përndjekurve politikë”, tha Çika.
/s.f