I riu Indrit Ndoj 34 vjeç, u gjet i vdekur në një kanal në lagjen “Bakishe Visha” sot nga familjarët e tij.
Viktima u konstatua pa shenja jete me dy plagë në këmbë të shkaktuara nga një armë zjarri.
Të afërmit dyshojnë se krimi ka ndodhur në një vend tjetër pasi viktima në momentin që është gjetur nuk ka pasur biçikletën e tij.
Ndërkohë sipas hetimeve Indrit Ndoj është qëlluar nga një distance e afërt, teksa plumbi ka prekur arterien femorale ndaj i riu ka pasur hemorragji që i ka shkaktuar vdekjen.
në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, duke u ngritur kështu dyshimet se autori pas krimit ka marrë me vete gëzhojën.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen policia ka marrë në pyetje rreth 15 persona të cilët mund të zbardhin dinamikën e krimit.
Indriti dhe familja e tij nuk kishin konflikte me persona të tjerë, pavarësisht faktit se një vit më parë ai u arrestua nga policia për trafikim emigrantësh.
/s.f