Kryeministri Edi Rama akuzoi demokratët se janë punësuar nga Enver Hoxha.
Nga foltorja e Kuvendit, ai deklaroi se edhe Berisha, është e pjella e atij barku, ndërsa theksi se “non grata” nuk donte të rrëzonte komunizmint, por të merrte peng lëvizjen studentore.
“Juve ju jep punë Enver Hoxha, drejtorët e kampeve, xhahilat që as nuk i keni takuar, por pa ata do ishit të papunë. Pa ata nuk do ekzistonte “non grata” jua. Ai është pjella e atij barku. Prandaj jeni katandisur kështu. Do të më testosh mua, por në fjalët e tua ndihet shqetësimi yt. Si i tingëllojnë fjalët e tua non gratës? Jeni rrahur që të vegjël dhe nuk mund të bëni prokopi tani që ju doli mjekra. Nuk ka nevojë të thoni s’është Pazar, kur njeriu vendos të bëjë diçka nuk pyet se çfarë thonë të tjerët.
Por ju pyesni çfarë do thonë ata. ata që duhet të ishin këtu dhe ta votonin atë. ai non grata juaj ishte aty jo për të rrëzuar komunizmin, por për të marrë peng atë lëvizjen studentore dhe e mori. Shyqyr që e mori, se po mos e merrte ku do ju vinte radha ju të vinit këtu? Për herë të parë për diktaturën, komunizmin dhe për vetë Shqipërinë ka pubnikuar agjencia telegrafike japoneze bunkartin. Ju thoshit u bë për të ringjallur këtë e atë. frikë nga ringjallja e armikut kanë ata që jetojnë me hijen e armikut, jo ata që e kanë vrarë“.
/a.r