Teksa është mes luftës me Ukrainën, Rusia nuk lë asnjë zhvillim gjeopolitik t’i humbas. Së fundmi duket se Rusia është tallur me udhëheqjen “katastrofike” të Liz Truss duke e quajtur kryeministren në largim një “turp” për vendin e saj dhe “analfabete”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha: Britania nuk ka njohur kurrë një turp të tillë të një kryeministri në historinë e tyre.
Sa i përket cilësimit si analfabete, mediat e huaja shkruajnë se Zakharova i referohet vizitës së Truss në Moskë pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën. Asokohe, Truss ishte ministre e Jashtme e Britanisë së Madhe.
Në një takim me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, ajo u pa të ngatërronte dy rajone të Rusisë me Ukrainën, duke shkaktuar tallje nga diplomati rus dhe në emisionet televizive shtetërore ruse.
Udhëheqësja e konservatorëve dha dorëheqjen sot pas vetëm 45 ditësh në detyrë në një deklaratë jashtë Downing Street 10.
/e.d