Gjumi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë dhe sipas një studimi të PLoS Medicine orët e gjumit duhet të jenë minimumi 5. Nga analiza rezulton se “kohëzgjatja e gjumit është e lidhur me sëmundje kronike”.
Për të arritur në këto përfundime, studiuesit kanë intervistuar rreth 8 000 zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas përgjigjeve të tyre, ekspertët kanë studiuar lidhjen midis sëmundjeve të tilla si kanceri apo diabeti dhe gjumit. Pas dy dekadash ndjekjeje, përfundimet janë si më poshtë:
- Personat që flinin pesë ose më pak orë, rreth moshës 50 vjeç, probabiliteti për të vuajtur nga sëmundje të këtyre karakteristikave ishte 30% më i lartë se ata që flinin 7 orë.
- Nëse në moshën 50-vjeçare reduktohen orët e gjumit, kjo lidhet me një rrezik më të lartë të vdekjes si pasojë e të njëjtave sëmundje.
Derk-Jan Dijk, në një deklaratë për BBC, tha se rezultatet e këtij studimi përforcojnë idenë se “pak gjumë nuk është mirë për ne. Në përgjithësi, nuk është e shëndetshme”.
Disa këshilla që shërbejnë për të përmirësuar cilësinë e gjumit përfshijnë shmangien e gjumit pas ngrënies, reduktimin e konsumit të kafeinës dhe alkoolit me afrimin e kohës së gjumit ose qëndrimin aktiv gjatë ditës, në mënyrë që trupi të lodhet para gjumit.