Një pjesë e dosjes së vrasjes së biznesmenit Bedri Rexhepi rreth 2 vite më parë është zbardhur. Të akuzuar për vrasjen e tij janë dy vëllezërit, Jeton dhe Nexhat Vllasalihu, të cilët dyshohet se e mashtruan viktimën dhe më pas e vranë.
Ata kishin bërë marrëveshje për shitjen e dy mjeteve luksoze për një shumë prej 30 mijë eurosh dhe kishin lënë takim. Sipas Prokurorisë, vëllezërit duke menduar se Bedri Rexhepi kishte paratë me vete, e vrarë me synimin për t’a marrë eurot, por i kanë gjetur një shumë prej vetëm 8 mijë eurosh që e kanë ndarë më njëri-tjetrin.
Në dëshminë e tij, Jeton Vllasalihu ka pranuar vrasjen e biznesmenit, por sipas tij ngjarja ka qenë aksidentale dhe ka ndodhur në debat e sipër.
“1 kam qit kafet dhe jemi ulur prapë në tavolinë të bukës ti pimë kafet. I kemi pi kafet pastaj kemi filluar një fjalosje me të, jemi ngrit në këmbë, e kam kap për fyti Bedriun e kam rrëzuar në tokë afër shporeti të druve dhe kauqit ashtu kam vazhduar me mbajt derisa me nuk ka lëviz Bedriu, dhe kur e kam pa qe nuk po lëviz kam tentur mi dhanë ndihmë, e kam ndrydh ne gjoks nja 5 apo 6 minuta jam munu me ja kthy jetën, i kam qit ujë të ftoft por nuk lëvizte ku mendoj qe trupi ka qenë i drejtuar me kokë nga dritarja dhe kur e vërejta qe me nuk po lëviz fare e kam marr nje qese te najlonit me ngjyrë të zezë me doket që në shpajz e kam marr dhe ja kam vendos atë llastik në kokë Bedriut, e kom lidh me nje konop apo toje dhe e kam lidh qesen me të ketë veprim e kam ba vetëm që nuk kam mujt me pa në ftyr, pastaj e kam marr trupin e kam qit në katin e tretë të shtëpisë nën kulm, e kam lan trupin në korridor pastaj e mora kerrin dhe jam nis për në Prishtinë, kam vazhduar rrugën kryesore për në Novobërd”, ka dëshmuar ai.
Më pas ka rrëfyer se si i tregoi të vëllait për krimin dhe morën vendimin për ta varrosur viktimën në mal.
Dëshmia Jeton Vllasalihu: “Pastaj Nexhati pranoj mem ndihmu. Ku 18 nesermen ne ore mershme të mengjesit, ende pa u zdrit se terr ka qnee me ka thirr Nexhati në telefon dhe me k han a hala sje qu a, une jam qu kam dal perjashta, e kam taku Nexhatin dhe me ka thënd mere kerrin tim edhe shko, une i thash nuk muj vet se tane natën skam mujt me flejt, edhe me ka than hyp ne kerr, ai ka vozit dhe jemi nisur në drejtim të Novobërdës përmes Magjistrales kur jemi nis me shku anej une I kam than duhet te shkojme ne Prishtinë.. Mramor, Slivove dhe pastaj në Vllasali, derisa ishim në drejtim të Prishtinës, para se të niseshim jemi vonu diku 10 minuta duke me than Nexhati shko vet qysh pom shtin me ardhur me mu derisa e kam bind me ardh me mu me pas jemi nis kemi vazhduar deri tek Albi, kemi hy në Prishtinë dhe kemi vazhduar Llukar, Grashtice te njejten rruge qe e kemi beer aje dite ina herët me Bedriun. Gjate rrugës Nexhait me ka qortu qka ke ba, ai nuk e ka njoft Bedriun, edhe gjate kesaj rruge m ka than shko lajmero rastin, nëse tutesh me shku me Prishtinë në polici shkojm ne stacion te Novobërdës pasi qe i njohim aty, por une nuk pranova asesi per me lajmru rasti edhe shkuam direkt tek shtëpia në Vllasali, kemi shku afer plemes ja kam qel dyert edhe me kerr kemi shku deri te shpia, e di qe kerrin e kemi qu deri ngatë shtëpisë, rikfere unë aty i pari e hapa derën edhe jemi nis shkallëve përpjetë por e di qe me ta hyre ne shtëpi e kam marr ni perde por nuk e di ku e kam marr edhe kemi hyp nalt, pasi kemi arritur te kufoma e Bedriut Nexhati prape u kthy mrapa ka dal krejt poshte tune i kam thash hajde nimom dhe me tha i kofsh fal ksaj Xhenaze se une ndryshe e kasha kall shpinë, i thash hajde nimom veq ta lshoj posht xhenazen edhe ka ardh me ka nimu, ku aty fillimish e kemi pështjell trupin me perde, e kemi marr konopin diku nëpër shpi edhe unë e kam pështjell komplet trupin me perde dhe konop, une me sa me kujtohet e kam kap në pjesën kah koka Bedriun ndërsa Nexhati kah këmbët, duke rënë poshtë shkallëve Nexhati ka qenë përpara ndërsa unë prapa. Dolem posht ne korridor une e kam shu trupin per me hap derën e nuk e di a e kam hap bagazhin une apo Nexhati po e kemi vendos trupin ne bagazh te vetures Shkoda.
Mrena ne ship e kam marr nje kaci te zallit edhe nje kazme qe te dyja kan pas bisht të vendosur. Jemi nis nga oborri ku Nexhati ka vozit ndersa une kam qenë pasagjer dhe me te dal jasht oborrit une jam kthy i kam mbyll dyert dhe nga aty kemi vazhdu ne drejtim te malit qe i thojn Mali i madh sfer shtepive te Tahirovite e deri te vendi ka ju kam dergu me vetura, te vendi quajtur Guri i Sekollarit. Mew te arriture aty Nexhati ka kthy veturen. Nga vetura kam dal vetëm e kena nxjerr trupin nga bagazhi bashk, por po dhe zhag e kam terhick malit posh Nexhui me ardh, une ekan marr tropijn mal dhe me to future ne mal nok e di sa fell e kam mbulu me pak dushk dhe kthy te vetura ku me të arritur te vetura me tha pse nuk e kryjte krejt e kishte fjalen g roar qe pos te mbetet trupi mbi toke qe ta hajn kafshët. Dhe me tha edhe qitu me mashtruve a e kishte fjalen qe e kam lan kufomen mbi toke pa vorros, aty afer trupit i kam lan edhe pajisjet, kazmen edhe kacinë dhe jemi kthy prap ne shtëpi në Veternik.te njejten ditë pas dite derisa isha se bahsku me Durim Krajkova, ate e ka thirr dikush edhe kan kerku qe me shku ne polici ne lidhje me Bedri Rexhepin edhe na dy kemi shky bashkë në stacion në Lipja kan intervistu, une skam tregu asgje lidhur me rastin dhe prej aty shkova ne shpi, allow Nexhatit qka kam deklaru në polici.
Nexhat pastaj e ka vorros Bedrin, m burg ge Nexhati me ka than qe kejtohet dak as dataas koha dhe a kam qene ne liri apo ne kam vorros Bedriun aty ku e ke lan në afërsi. Deklaroj se one nuk e kam di sakt venin ku asla votos por e kam dit qe asht dikun ne afesi dhe me qellim e mos ta involve Nexhatin ne kete rast pasi qe njejti nuk ka faj, jam munduar te ju them qe kinse une e kan vorros dhe jo Nextati. Poashtu deklaroj se te gjithe antarve le families ju kam than qe nes jyen ku kane Jetoni diten kritike, mju than ka qene ne dpt ju kam than me mbrojt versionin qe une e kam dhan në polici. Kjo eshte e gjithe jarja e aq sa di edhe mbaj mend dhe ky este verzioni 100%, pasi qe deklarimet e mija.”
Ai i ka kërkuar familjes së viktimës dhe ka sqaruar takimet me viktimën përpara se ta vriste.
“I pandehuri Jeton Vllasaliu në deklaratën e dhënë në prokurori me dt.07.10.2021 thekson se” Fillimisht kërkoj falje prej allahut dhe prej familjes se tij per këtë gabim qe e kam bere po ashtu i kërkoj falje edhe familjes time, ju kerkoj falje edhe juve si organi drejtësisë dhe policisë, krejt kto probleme qe ju kam shkaktua familjes se Bedriut dhe familjes time. Kurse lidhur me rastin deklaroj se me Bedriun jam taku 100 herë para rastit kurse atë ditë me 08.04.2021 ka ardh Bedria diku rreth ores 17:00 me ka marr te lagja 038 e cila gjendet afër shtëpisë time ne rrugë kryesore. Jam taku me Bedrine edhe kemi vazhdu per Prishtinë ku une e kisha një obligim ndaj Sali Gecit në vlerë 1800 apo 1850 euro dhe kur kom kontaktua me Sali Gecin me ka than e kam vellai qaty te han Dilit dhe jam taku me via e tij dhe ja kam dhënë ato para, kam qene se bashku me Bedrin, pastaj kemi vazhdu per Novobërd me qellim ta shiqojme edhe nje herë një toke në Novoberd e cila gjendet ne asi te Kalas se Novobërdës në rrugë, e cila pronë është e vllaut tim Nexhatit. Gjate ketij rrugëlimi ka qene Bedriu tu vozit dhe kemi vazhdu deri te Laku i Novobërdës, aty e kemi ndal kerrin rreth 500 metra pa u ofru te veni ku kem pas me shku me shiku pronën, pasi qe Bedriu deshti me ndal veturën dhe me ee këmbë deri aty, ku edhe kemi shku, mbërritëm te ara, e kqyrem, nejtme biseduam qysh e tek, une i tregova edhe një herë rreth çmimit te tokes ku ja majta 500 euro ari ndërsa ai ishte i interesuar ti blente diku 20-25 ari, pasi qe ajo toke eshte hapsire shumë ma e madhe. Kështu qe i njejti diksutone si me ba pagesën me shkemby me naj veture apo diqka tjetës dhe përfundimisht mbeti që në të ardhmen me vendos meth kësaj çështje. Prej aty kemi shkuar tek shtëpia e Nexhatit në Vllasali me kerr”, thuhet në dosje.
Por sipas Prokurorisë ngjarja ka qenë e mirëmenduar prej 4 muajsh nga dy vëllezërit Vllasalihu, të cilët kanë ndarë rolet dhe planifikuar veprimet, duke shfytëzuar mirëbesimin që Rexhepi kishte krijuar tek ata.
“…Ata fillimisht i kishin ndarë rolet dhe planifikuar veprimet. dhe Jeton Vllasaliu duke shfrytëzuar besimin që i dëmtuari/ndjeri Bedri Rexhepi e kishte ndaj tij e ve në lajthitje të dëmtuarin Bedri Rexhepi, duke filluar nga 09 janar 2021, ku i kishte ofruar për shitje dy vetura, një Range Rover dhe një BMË X3, për vlerën prej 30.000 € (tridhjetë mijë euro). Gjatë realizimit të planit të tyre, i pandehuri Jeton, me 08 prill 2021 të dëmtuarin Bedri Rexhepi e dërgon në fshatin Vllasali në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu ku paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij”, thuhet në aktakuzë.
Nga vrasja deri tek zhdukja e trupit të pajetë të biznesmenit
Vëllezërit Vllasaliu kanë menduar se biznesmeni kishte 30 mijë euro me vete, por i ndjeri sipas prokurorisë me vete kishte pasur vetëm 8 mijë euro.
“I pandehuri Jeton pastaj në mënyre tinzare duke e ngulfatur e privon nga jeta Bedri Rexhepi, duke menduar se ka me vete shumën e të hollave dhe atë në vlerë prej 30.000 € (tridhjetë mijë euro), siç edhe ishin marrë vesh për shitjen e veturave. Mirëpo, pas vrasjes tek viktima kishte gjetur vetëm shumën prej 8000 € (tetë mijë euro) që i ka ndarë me të pandehurin Nexhat Vllasaliu”.
Në aktakuzë mësohet se pas vrasjes biznesmenit, Bedri Rexhepi i ishte mbështjellë koka me qese të zezë, ndërsa trupi me perdet e shtëpisë së vrasësit, Nexhat Vllasaliu.
“Pastaj, kufomën e të ndjerit e dërgon në katin e tretë të shtëpisë dhe në pamundësi për ta varrosur e kishte mbështjell kokën e tij me qese të zezë te najlonit kurse tërë trupin me perden e shtëpisë së të pandehurit Nexhat, dhe e kishte lidhur me një litar”.
Vetura të ndjerit Bedri Rexhepi të tipit “Jeep Grand Cherokee” me targa 05-406-EJ ishte dërguar nga dorasi, Jeton Vllasaliu në arat e fshatit Sushicë-Janjevë.
Me 9 prill Nexhat e Jeton Vllasaliu fshehin trupin e pajetë të Bedriut në vendin malor të njohur si “Mali i Madh në Vllasali”.
“Nga aty, i pandehuri Jeton i kishte telefonuar të pandehurit Nexhat i cili pastaj e kishte marrë me veturën e tij të tipit Skoda Octavia, mu në rrugën që dërgon tek vendi ku e kishte lënë automjetin Jeep Grand Cherokee. Në këtë mënyrë, i pandehuri Nexhat do të merrte pjesë në kryerjes e veprës dhe atë duke tentuar ti humb gjurmët e kryerjes se veprës, ashtu siç edhe ishte planifikuar me herët. Të nesërmen herët ne mëngjes me 09 prill 2021, së bashku shkojnë në shtëpin e tyre në fshatin Vllasali tek vendi ku ishte kufoma dhe ne bashkëkryerjeje e dërgojnë në vendin kodrinor malor të quajtur Mali i Madh në Vllasali, ky i pandehuri Nexhat e kryen veprimin siç e kishin planifikuar më herët, për zhdukjen e kufomës duke e varrosur dhe duke i fshehur edhe gjurmët deri me dt.30.09.2022 kur janë gjetur mbetjet mortore që me besueshmëri janë të dëmtuarit Bedri Rexhepi”, thuhet në dosjen e siguruar nga Insajderi.
Në aktakuzë është përmendur edhe rekomandimet nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
“Thyerja e kocës hioide e përshkruar në pikën 1 të përshkrimit të dëmtimeve e cila gjendet në regjionin e majtë të përparmë të qafës, me besueshmëri është shkaktuar gjatë strangulimit të regjionit të qafës.
Thyerja e barinjve të kafazit të kraharorit të përshkruar në pikën 2 të përshkrimit të dëmtimit janë shkaktar nga veprimi mekanik I mjetit të fortë mbretës (jo I mprehtë, I topitur) rreth kohës së vdekjes”, thuhet në raport.
Raporti i plotë:
Mbetjet mortore në bazë të matjeve të skemës autopologjike i përgjigjen gjinisë mashkull me moshën rreth 30- 49 vjeçe dhe me gjatësi rreth 170 + 3 cm.
Vdekja e të ndjerit Bedri Rexhepi me besueshmëri është e dhunshme dhe ka ardhë si pasojë e shtypjes mekanike të organeve të frymëmarrjes dhe enëve të gjakut me shtypje nga jashtë në regjionin e qafës (asfiksi mekanike, strangulimit)
Thyerja e kocës hioide e përshkruar në pikën 1 të përshkrimit të dëmtimeve e cila gjendet në regjionin e majtë të përparmë të qafës, me besueshmëri është shkaktuar gjatë strangulimit të regjionit të qafës.
Thyerja e barinjve të kafazit të kraharorit të përshkruar në pikën 2 të përshkrimit të dëmtimit janë shkaktar nga veprimi mekanik I mjetit të fortë mbretës (jo I mprehtë, I topitur) rreth kohës së vdekjes.
Nexhat e Jeton Vllasaliu po akuzohen për veprat penale “vrasje e rëndë” e “dëmtim i varrave apo kufomave”.
I ndjeri, Bedri Rexhepi siç ka njoftuar familja do të varroset të enjten në varrezat e qytetit të Shtimes./m.j