Në lidhje me proceset e brendshme brenda PD, analisti i njohur Lorenc Vangjeli u shpreh në studion e ABC Live se zgjedhjet ‘primare’ brenda kësaj partie kanë përfunduar, ndërkohë që vetë grupi ‘Alibeaj’ nuk është i interesuar për të fituar zgjedhjet lokale.
Në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, Vangjeli u shpreh që opozita duhej të shërbente si purgator për pastrimin e opozitës, por mesa duket ajo nuk ka nxjerrë mësimet e duhura dhe nuk kanë dëshirë të vijnë në pushtet.
“Grupi ‘Alibeaj’ mund të kishte edhe 4 ose 5 emra që mund të ishin të pranueshëm për publikun por megjithatë është ricikluar gjithshka, ‘ka ndryshuar kostumi, por jo thelbi, kjo është traditë e PD, na rrëfen pamjen e një fushe ku spikat vetëm një man i madh, nën hijen e manit mbin vetëm bar. Edhe të socialistët është e njëjta gjë, por dicka më ndryshe’, u shpreh Vangjeli.
Për të, duke marrë vetëm Tiranën, në zgjedhjet e fundit, PS e vetme ishte 18 mijë vota përpara, dhe sipas tij negociatat brenda PD bëhen më shumë për fate individuale sesa për zgjedhjet e nesërme politike.
Sipas analistit të njohur Lorenc Vangjeli, grupimi ‘’Alibeaj’, nuk ka fuqi në elektorat dhe nga ana tjetër edhe grupi i Berishës nuk ofron asgjë, vetëm garanci për fatin individual të 4 ose 5 anëtarëve të këtij grupi.
‘Është një lloj shfaqjeje, me mirë se kushdo tjetër e di Z. Berisha rezultatin e zgjedhjeve të majit 2023’, u shpreh Lorenc Vangjeli./abcnews.al/