Shqipëria apo shqiptarët, cila është më e bukur? Për këtë pyetje të programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan, këngëtarja Manjola Nallbani, e cilëson si të rëndësishme sepse vendi ynë ka bukuritë natyrore siç kanë shumë vende të botës, por ka edhe mungesa të bukurive të përditshme. Më konkretisht, artistja e përshkruan me një shembull nga përditshmëria e saj, ku ashtu si të gjithë ne, nuk i ka shpëtuar dot gjetjeve të çuditshme në ballkonin e apartamentit.
Aldo: Duhet kuptuar, kur njeriu shkon qoftë për pushime, qoftë për fundjavë apo qoftë për të shëtitur, çfarë kërkon? Kërkon bukurinë natyrore? Kërkon shërbim apo çfraë? Manjola, më jep një arsye pse unë duhet ta kaloj fundjavën në fjala vjen, Tropojë dhe jo në Mal të Zi, për shembull?
Manjola Nallbani: Tani të të them diçka se dua ta them se s’bën. U zgjova para dy ditësh, shumë bukur, dola në ballkon dhe në ballkonin tim kishte rënë një kofshë e madhe qingji, një kockë e madhe qingji.
Aldo: Çfarë thua?!
Manjola Nallbani: Sikurse ndodh shumë shpesh që unë në ashensor shoqërohem nga disa qese plehrash që i ka vënë i zoti.
Aldo: Pra s’je asnjëherë vetëm kjo është ideja.
Manjola Nallbani: Ka përtuar t’i çojë deri poshtë ose të paguajë me një pagë minimale të shkretën apo të shkretin njeri që të vijë t’i mbledhë për të gjithë dhe pallati të jetë pak më i pastër. Domethënë diçka që del përtej derës tonë, kam frikë që nuk na intereson dhe kjo është një gjë shumë e keqe.
/a.r