Marrëdhënia mes Mauro Icardit dhe Wanda Naras po prek fundin. Dyshja e njohur prej vitesh në botën e showbizit dhe të sportit po shkojnë drejt ndarjes përfundimtare, pas një viti mjaft të vështirë, ku ka patur akuza dhe skandale të ndryshme me bazë tradhtinë.
“Unë jam përfaqësuesja e vetme e Mauro Icardit. Detyra ime është të siguroj kontrata sa më të leverdisshme për Mauron dhe në transferimin e fundit te Galatasaray, kam negociuar e vetme. Jam e kënaqur me punën që kam bërë, pasi sot Mauro ka një pagë më të lartë se më shumë se gjysma e futbollistëve të kombëtares së Argjentinës. Bëj gjithçka për të, përveç se të vesh këpucët dhe të zbres në fushë”, tha Wanda./m.j