Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer një batutë me rektorin e Universiteteve të Arteve Kastriot Çaushi në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme.
Teksa Rama fliste, Çaushit ju hap një video në celular me një ndeshje futbolli.
Edi Rama: Gjëja që ka shumë rëndësi është se ne ishim në një situatë ku kontributi i buxhetit të shtetit për të aksesuar fondet për kërkimin shkencor. Filloi ndeshja, Kaç Çaushi.
Kastriot Çaushi: Më fal.
Edi Rama: Jo s’ka gjë, vetëm të mos kërkojnë ndonjë koment live tani për ndeshjen.
Kujtojmë që Kastriot Çaushi, veç aktor dhe pedagog, shfaqet herë pas here edhe si analist futbolli.
Dhe për ironi, Çaushi është tifoz me të njëtin ekip që është tifoz edhe Rama, Juventusin.
/a.r