Gazetari Nikoll Lesi, tha se Ilir Meta tani është një luan i dalë nga kafazi, teksa ka komentuar ndikimin e tij në opozitë.
Në një intervistë për Euroneës Albania, Lesi theksoi se kreu i Partisë së Lirisë po luan taktikisht mirë për këshillat bashkiakë.
“Meta është aktor i vjetër në politikë, është një luan i nxjerr nga kafazi, ka urinë e luanit brenda, mendoj se po loz taktikisht mirë për këshillat bashkiakë. Ai nuk po loz për kandidatët për kryetarë bashkie, por po bën një rrugë e dy punë. E para forcon partinë e lirisë me vota nga këshilltarët dhe ka çelësin në çdo Këshill bashkiak.
Meta thotë që faturën ta marrë Berisha për kandidatët, ndërsa ai loz për këshillat bashkiakë. Nuk e besoj që Metën e përjashtuan nga PES, kjo nuk e dëmton koalicionin Berish-Meta.”- tha Lesi.
Më tej ai theksoi se nëse Apeli vendos për Enkelejd Alibeajn, punët trazohen në opozitë, dhe më pas do të ketë një front të madh opozitar të rrezikuar./m.j