18-vjeçarja Martina Pajollari u arrestua 4 ditë më parë si person i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Martin Çeços 26 vjeç, trupi i të cilit u gjet i hedhur në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit më 16 Qershor 2022.
Nga hetimet e deritanishme të policisë dhe prokurorisë dyshohet se krimi ka ndodhur për xhelozi, pasi mendohet se Tina Pajollari ka patur lidhje dashurie me Valter Mollajn, të dy banorë të fshatit Marjan në Korçë.
Të arrestuar përveç Tina Pajollarit janë edhe Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo.
Nga hetimet është zbuluar se Martin Çeço i kishte shkruar në Facebook Tina Pajollarit. Por kjo e fundit ka thënë edhe përpara arrestimit, se nuk ka komunikuar me Martinin, por se kur ai i kishte shkruar i kishte bllok.
Dyshimet janë se profilet në Facebook të Martina Pajollarit përdoreshin edhe nga persona të tjerë. Këta persona dyshohet se janë motra e Tinës, Sibora Pajollari dhe ish-bashkëshorti i kësaj të fundit, Xhoni Potka.
Xhoni ka thënë për gazetarin Spartak Koka në emisionin Uniko se nuk di të përdorë as Facebookun e tij.
Por vëllai i mitur i Tina Pajollarit, thotë për emisionin Uniko se Facebookun e motrës së tij, Tinës, e përdorte Xhoni Potka, madje dhe motra e madhe, Sibora Pajollari.
Spartak Koka: Vajza juaj ka folur apo nuk ka folur me Martin Çeçon?
Miranda Pajollari: Po çne ku ka folur me atë.
Spartak Koka: Po çfarë të ka thënë ty?
Miranda Pajollari: Nuk ka folur më ka thënë mua, më bëri ftesë tha, unë s’ja pranova tha. Edhe i bëri bllok. Që atëherë nuk i ka rënë më.
Vëllai i Tina Pajollarit: Ka shkruar ai me adresën e saj. Ka shkruar Xhoni. Ka folur me adresën e Tinës.
Spartak Koka: Ka folur me Martin Çeçon?
Vëllai i Tina Pajollarit: Po.
Spartak Koka: Jeni të sigurt?
Vëllai i Tina Pajollarit: I sigurt.
Spartak Koka: Kush ta ka thënë?
Vëllai i Tina Pajollarit: Më ka thënë Tina që ka hapur adresën time.
Spartak Koka: Po ku e ka thënë? Ja u ka thënë ju?
Vëllai i Tina Pajollarit: Po.
Spartak Koka: Po nga e ka provuar këtë?
Vëllai i Tina Pajollarit: E hapnin, e dinte që e hapnin, e kishin kodin ata. Kishte hapur adresën në telefon të atyre, të Xhonit. Adresën e Tinës edhe fliste Xhoni si puna e Tinës.
Spartak Koka: Me Martinin?
Vëllai i Tina Pajollarit: Po. Martini e dinte se ishte Tina, por shkruante Xhoni.
Spartak Koka: I ka shkruar Xhoni? Je i sigurt për këtë?
Vëllai i Tina Pajollarit: Po kështu tha Tina.
Spartak Koka: Po me telefon ka folur ndonjëherë Tina?
Vëllai i Tina Pajollarit: Me kë?
Spartak Koka: Me Martinin?
Vëllai i Tina Pajollarit: Jo, s’e di as unë.
/a.r