Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Londër.
Lumturi Zeqja 27 vjeç, ka ndërruar jetë pasi është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar. Siç shihet nga videoja e mëposhtme, janë dy persona të plagosur dhe fatmirësisht, personi i dytë është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në vendngjarje janë miqtë e 27-vjeçarit, të cilët i japin zemër të përballojë plagët, por ishte e pamundur. Zeqja ndërroi jetë pak orë më vonë.
Gjithashtu, mes tyre shihen dhe disa vajza, që nuk dihet nëse kanë qenë me djemtë shqiptarë apo jo, por ato vazhdojnë të qëndrojnë aty. Policia dhe shërbimi mjekësor është gjithashtu në vendngjarje dhe po përpiqen që t’i vijnë në ndihmë shqiptarëve të plagosur.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Video nga joq: