Është diskutuar ditën e sotme në emisoninin “Shqipëria Live” mbi ngjarjen e rëndë, e cila së fundmi është kthyer në kryefjalen e mediave, pas dyshimeve se 18-vjeçarja Martina Pajollari ka qenë prezent në vrasjen e Martin Çeços.
I ftuar ka qenë Nevzat Tarellari, avokat i Valter dhe Edlir Mollaj, dy kushërinjë gjithashtu si të dyshuar për ngjarjen e rëndë.
Në një lidhje skype, avokati ka hedhur dyshime mbi korrektësinë dhe transparencën e përdorur në deklaratat e dhëna para autoriteteve të Martina Pajollarit dhe Blendi Angjos.
Sipas avoktit ka një mungesë të madhe korrektësie dhe transparence gjithashtu edhe në oraret e shënuara në deklaratat zyrtare.
Avokati ka treguar se Tina Pajollari dhe Blendi Angjo janë dy ndër personat e dyshuar për vrasjen e Martin Çeços, teksa në deklaratat e dhëna pranë autoriteteve policore janë jo korrekte sa i përket orareve por dhe terminologjisë së përdorur nga të dyshuarit për shkak të formimit të tyre arsimor dhe social-kulturor.
“Në orën 14:30 ka filluar marrja në pyetja e Martinës, për tu kryer marrja në pyetje duhe të paktën 2 orë.
Në orën 16;30 ndodhet Blendi Angjo, i cili është i dyshuar për ngjarjen. A ka një kuptim kjo, sepse Angjo ka dalë si i dyshuar nga dëshima e Martina Pajollarit.
Pa mbaruar kjo dëshmi, pra e Martina Pajollarit ka filluar të pyetet Blendi Angjo.
Për të ardhur nga fshati ku jetojnë të dyshuarit deri në komisariat nevojiten të paktë 3 orë.
Kjo dëshmi ka një fjalor shumë inteligjent, që nuk përputhen me shkallën e formimit të saj dhe nivelin e saj kulturor dhe arsimor. Shumë nga këto të dhëna janë të cituara jo korrektisht duke u vendosur kështu në gojën e Martina Pajollarit.
Blendi Angjo është më i pashkollë se sa Martina, sepse në gjykatë nuk di të thotë datën e lindjes dhe vendin e lindjes. Edhe dëshmia e këtij ka një fjalor që nuk përputhet me nivelin e tij.”- tha avokati.
Ndërkohë që në një ndërhyrje po nga lidhja skype, gazetari Elkier Bushkolaj ka treguar se 18-vjeçarja Tina Pajollari kishte 4-5 llogari të menaxhura prej saj në rrjetin social Facebook, ku komunikonte me persona të ndryshëm.
“Tina Pajollari kishte 4-5 adresa në Facebook që komunikonte me Matin Ceçon dhe persona të tjerë.”– tha Bushkolaj.
/e.d