Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja makabre e 12-vjeçares në Francë, Lola Davier, trupi i së cilës u gjet në një valixhe plastike.
Duket se autoritetet franceze po hetojnë mbi pistën e hakmarrjes, e cila besohet të ketë qenë edhe motivi kryesor që ka çuar 24 vjeçaren algjeriane, Dabia B., në ndërmarrjen e aktit ekstrem.
Sipas Daily Mail, për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar për motivin e krimit të tmerrshëm, i cili ka tronditur shoqërinë franceze në 24 orët e fundit. Megjithatë, hetuesit që punojnë në këtë çështje besojnë se pas veprimeve të vrasëses së dyshuar, e cili ishte e pastrehë, mund të ketë qenë dëshira e saj për t’u hakmarrë ndaj nënës së vajzës.
Në fakt, autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që 24-vjeçarja, e cila përballet me “probleme ekstreme psikologjike”, të ketë ngatërruar 12-vjeçaren Lola Davie me nënën e saj, Delphine.
Siç sqarohet në raportin e gazetës britanike, Dambia B. dyshohet se ishte grindur në të kaluarën me prindërit e Lolës së vogël, kur ajo kishte tentuar të hynte në banesën e motrës së saj, e cila ndodhet në të njëjtin pallat me shtëpinë e tyre. Delphine Davier e cila me bashkëshortin e saj menaxhon ndërtesa të ndryshme në vend kishte refuzuar t’i jepte 24-vjeçares kartën që do t’i garantonte aksesin në ambientet e përbashkëta. Sipas France Bleu, një provë që “lidh” me teorinë e motivit të hakmarrjes janë numrat 1 dhe 0 të gjetur të shkruar në trupin e vajzës.
Në konferencën e djeshme për media, Prokuroria tha se, gjatë marrjes në pyetje të 24-vjeçares, e arrestuara ka bërë deklarata kontradiktore, herë duke pranuar e herë duke mohuar faktet e rastit. Por përfundimisht ajo pranoi se e mori vajzën në banesën e motrës së saj, e cila jeton në të njëjtën ndërtesë me familjen e vajzës dhe e detyroi të bënte dush. Më pas e sulmoi seksualisht Lolën dhe kreu akte të tjera të dhunshme ndaj saj, të cilat rezultuan në vdekjen e saj.
Një detaj rrëqethës nga hetimi, i publikuar nga Daily Mail, është përgjigja e ftohtë që mësohet se ka dhënë 24-vjeçarja kur iu shfaqën fotot e trupit të Lolës: “Nuk ka kuptim për mua, unë kam parë dhe prindërit e mi të më vdesin para syve”.
/e.d