Kryeministri, Edi Rama ka filluar me takimet nëpër rrethe në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore. Teksa ka folur për amnistinë fiskale, Rama i konsideroi si të papranueshme kundërshtitë. Ai tha se nuk mund të futeshin në një thes me kriminelët, emigrantët të cilët kanë kursyer falë punës së ndershme.
“Ne do jemi një nga vendet më turistike të mesdheut. Kemi një natyrë dhe njerëz si ju, që janë kthyer nga emigracioni këtu apo kanë ardhur nga Tirana këtu sepse kanë kuptuar se fitohet më shumë dhe jetohet me më pak stres të vendeve të ndryshme.
Tani me kursimet e tyre nxjerrin më shumë sesa nxirrnin si punonjës të dikujt tjetër. Për këtë po luftojmë për amnistinë fiskale. Është e papranueshme që të na tregojnë kriminelët. Si puna e atyre organeve të trafikuara që mbetën stampë mbi flamurin tonë.
Patjetër që shqiptarët bëjnë emër edhe në botën e krimit por janë pakicë, vetëm 1%. Ndërkohë që 99% e tyre janë njerëz si ata që janë kthyer këtu, janë martuar me vajza të atyre vendeve ku kanë qenë dhe janë kthyer. Si qenkan këta kriminelë. Si u bënkan kursimet e tyre të tëra me një stampë tjetër prodhimi i krimit? E papranueshme.”-tha Rama.
/s.f