Ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj mori fjalën në takimin e kreut të qeverisë me rekorët e universiteteve ku tha se këta të fundit kanë përfituar nga marrëveshja e parave publike. Beqaj tha se agjencia që ai drejton ka financuar prej gati një viti një universitet të shqipërisë, gjë për të cilët rektorët ishin të painformuar. Në atë moment Rama me batutë i tha ish ministrit se i mungon parlamenti dhe se nuk duhet të ngatërrojë gjërat.
Ilir Beqja: Ju fitoni me meritë në Bruksel, Nuk është se nuk përfitoni nga financimi i përgjithshëm. Tiketi i paguar nga qeveria është më shumë. E dyta ju keni përfituar nga marrëveshja e parave publike ku ju dhe gjithë të tjerët jeni të ftuar të merrni pjesë.
Unë drejtoj një institucion prej një viti dhe i vetmi universitet që kemi mundur të ndihmojmë është ai i Gjirokastrës. Administrohet nga Ministria e Financave. Po ashtu ky mekanizëm ndihmon ato shpenzime që keni harxhuar lekët tuaja. Nga 1 Janari 2023 çdo marrëveshje e re me donatorët është e përjashtuar nga TVSH. Ndërkohë të paktën deri tani po krijojmë kapacitet financiar për të përballuar shpenzimet.
Rektori: Nuk ka keni informuar, hera e parë që e dëgjojmë.
Rama: Duke kërkuar pse nuk je informuar do mbetesh i painformuar. Gjëja që do shtoj unë është që agjencia që ne kemi ngritur dhe që drejton Iliri ka pasur qëllim të mbledhë të dhënat, jo fondet. Për të krijuar një panoramë të plotë të gjithë potencialeve në Shqipëri nga çdo lloj burimi i huaj. Dhe Në këtë funksion agjencia pasi i mbledh këto të dhëna koordinon mes aktorëve vendas që mund të jenë institucione, bashki apo edhe organizata të tjera përfshirë edhe universitetet.
Rama: Të ka marrë malli për parlamentin ty, por mos i ngatërro, koha e parlamentit mbaroi!
/e.d