Një 77-vjeçar është gjetur i pajetë në Kukës, pasi është mbytur në lumin Drini i Zi.
Policia ka njoftuar se i moshuari është identifikuar si shtetasi me inicialet A.S, i cili vuan nga skleroza. Dyshohet se ai mund të ketë rënë aksidentalisht në lumë, pasi në trupin e tij nuk u gjetën shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Në ujërat e lumit Drini i Zi, në fshatin Surroj, është gjetur të hënën trupi i pajetë i shtetasit A. S., 77 vjeç.
Mësohet se i moshuari vuante nga skleroza. Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, policia thotë se në trupin e 77-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht.
/e.d