Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjne e sotme në Zvicër. Bëhet me dije nga mediat e huaja se një 18-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me thikë në Zvicër.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Sirnach pas një sherri. Mediat lokale shkruajnë se autori i kësaj vrasjeje është një 15-vjeçar nga Zvicra. Dy të rinjtë janë përleshur mbrëmjen e të dielës, sherr që ka përfunduar me përdorimin e thikës.
18-vjeçari shqiptar është nisur drejt spitalit, por ka ndërruar jetë. Banorët e lagjes thonë se ndihma mjekësore i është afruar me vonesë të riut.
“Më tremb sidomos kur mendoj për fëmijët e mi,”- thotë një banore.
“Ndodhi pikërisht këtu. Ai ishte plagosur rëndë dhe po bërtiste për ndihmë. Njerëzit rreth tij thanë se autori ishte larguar dhe se policia po vinte,”- thotë një banor tjetër.
“Dëgjuam disa herë britma dhe pyetëm veten se çfarë po ndodhte atje. Kur disa makina policie u shfaqën, ne e dinim se kishte ndodhur diçka e keqe. Dritat e urgjencës ishin të ndezura,”- vijon një tjetër grua.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo autorit, por një burrë i zonës tha se 18-vjeçari ishte fëmijë i vetëm. “Ai është shqiptar dhe jeton vetëm me nënën e tij”, thotë Sirnacher.
/e.d