Bahkëpunimi ndërmjet një shtetasi italian dhe një shqiptari ka bërë të mundur fluturimin e gomones mbi detin e qytetit të Himarës.
“Delta Plane” është emërtuar shpikja e kryer në bashkëpunim dhe duket se suksesi i gomones ka entuziazmuar të gjithë të apasionuarit e sporteve ekstreme.
“Arbëria News” bën me dije se gjithçka ka lindur rastësisht e shtyrë nga pasioni i dy të rinjëve të cilët arritën ta bëjnë realitet ëndrën e tyre.
Gomonia fluturuese është e gjatësise 2.8 m dhe mund të mbaj vetëm dy persona të cilët komunikojnë me anë të një radioje në momentin kur ndodhet në qiell.