Eshtrat e një gruaje janë gjetur 23 vite pasi ajo është shpallur e zhdukur. “Daily Star” shkruan se Debbie Griggs u zhduk kur ishte 34-vjeçe dhe në atë kohë ishte edhe shtatzënë.
E reja u raportua e zhdukur në Deal nga bashkëshorti i saj, Andrew Griggs, në maj të vitit 1999. Por vetëm tani janë gjetur mbetjet e saj pas një gërmimi në një kopsht në Dorset.
Policia e Kentit raporton se Debbie u raportua e zhdukur nga shtëpia e saj. Burri i saj, Andrew fillimisht mohoi çdo keqbërje, por më vonë u shpall fajtor në vitin 2019.
Sipas “Daily Star”, ai u shpall fajtor për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm pas një hetimi nga detektivët nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex.
/e.d