Në selinë e PD-së, ku Sali Berisha ka thirrur të deleguarit në qarqe për zgjedhjet vendore, Jozefina Topalli u pyet në lidhje me negociatat mes Bardhit dhe Palokës për bashkimin e PD-së.
‘Është një fazë e mirë me të cilën mund të punohet.
Politika është e komplikuar është me fat kur koherenca dhe bashkimi ecën bashkë.
Duhet gjetur forca dhe mënyra për të ecur bashkë që të ndryshojmë situatën në Shqipëri. Kështu nuk ecet më!’- u shpreh Topalli.
Kujtojmë se Bardhi është shprehur se negociatat për të dalë me kandidatë të përbashkët nuk do të thotë se njohin Berishën si kryetar./m.j