Me debate të shumta është zhvilluar sot mbledhja në Komisionin e Ligjeve, ku është diksutuar për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit.
Debati fillimisht nisi mes deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj dhe Pandeli Majko. Alibeaj tha se të shkallmohet dera e të hapen dosjet, ndërsa Majko tha se duhet pasur kujdes, se cënohen fate individësh.
Pas diskutimeve, kryetarja e këtij komisioni Klotilda Bushka iu drejtua deputetëve të PD-së të mos imponojnë idetë apo propozimet e tyre mbi çështjen.
Ky ka qenë edhe mometi kur debutetët janë ngritur në këmbë dhe janë larguar.
/s.f