Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri shpreh më shumë shqetësim për gjendjen ku është opozita se sa për emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale.
Këta po hanë çorbën që po gatuajnë vetë. PS ka një elektorat fiks, më të konsoliduar, nuk bie nën 700 mijë vota.
Kur e vendos përballë Berishës dhe Metës në sondazh, Rama del prapë fitues, ndonëse ka rënë me 10 pikë. Veliaj ka 8 vite në bashki, ka kusure shumë.
Këta emra që kanë dalë janë katastrofë, më keq se Veliaj. Po qe politikë nga këto dy kampe, janë përgjegjës të dyja palët. Po morëm nga jashtë, rreziku është shumë i madh.
Se ai që del si kandidat duhet të ketë një identitet politik. Ky që do vij sot do marrë një projekt politik, pastaj do marrë përsipër Tiranën.
Duke folur për MCN Live, Kulluri tha se Tirana sot është bërë qytet i pajetueshëm, ndonëse për Veliajn po shkëlqen shumë.
Sipas tij, nuk mund të thuash se Tirana ka më pak turistë se para 8 vitesh, por shtoi se Kulla e Sahatit nuk shihet nga punëtorët me kokore që ndërtojnë.
Mbase për të fuqishëm do ishin zoti Noka ose Alibeaj. Më mirë një zgjidhje kështu se sa një njeri që do e marrin më qafë kot, se nuk është në gjendje PD të mbështesë një njeri që vjen nga jashtë.
Maksimumi i votës së partisë sot që është PD, diferenca është diku te 40 mijë vota, duhet një kandidat që të marrë 20 mijë e 1 vota.
Duhet thithur pjesa gri, e majta që është e pakënaqur me Veliajn. Me Berishën dhe Alibeajn, PD nuk ka mundësi. Paloka bëhet i fortë se mbledh votën e partisë.
Duhet të bëjmë një tryezë politike mund të dalë Gaz Bardhi, këta njerëz duhet të marrin përgjegjësi. Kur vjen puna për tu përballur me regjimin, tërhiqen.
Mungojnë profilet politike në PD që të mbajnë qëndrim politik në këto kohë krizash. Këta kanë modelin e papërgjegjshmërisë, të humbësit dhe të atyre që rrihen te dera e selisë.
Nuk mund të shlyhen gabimet me një takim dy orësh Bardhi-Alibeaj. Këta janë një parti, si do bashkohen?
Ose do dorëhiqet Berisha që nuk ndodh, ose këta do pranojnë zotin Berisha. Do lëpijnë atë që kanë pështyrë.