Nga Artur Ajazi
Greva apo protesta (politike) e disa pedagogëve të universiteteve tona publike, nuk është se ka patur jehonë apo dhe mbështetje të madhe. Ajo thjesht, po përdoret nga opozita, si “kamardare” shpëtimi pasi mungojnë aksionet e saj. Dy vjet më parë në fakt, u fol shumë për nisjen e Vettingut edhe në universitetet tona publike. Eshtë një domosdoshmëri jetike, nisja dhe përfundimi i Vettingut edhe në universitete. Kjo për 1001 arsye, por më krysesoret mbeten, verifikimi i diplomave, doktoraturave, apo dhe gradave të tjera shkencore që kanë sot shumica e pedagogëve, që na hiqen si “gjynahqarë” dhe ulurasin më shumë se ata që kanë 40 vite punë dhe kanë shpikur ca gjëra. Arsyeja tjetër mbetet, verifikimi i pasurisë tyre.
Mbi 90 per qind e pedagogëve sot, janë me 3-4 banesa, vila, biznese, apo dhe llogari miliona lekë apo euro në banka. Mund të më thotë njeri, si i bënë, si kanë mundur të blejnë apartamente në Tirana, Golem, Vlore, Sarandë, si kanë mundur të shkollojnë fëmijët e tyre në universitetet më të mira në Itali, Gjermani, Francë dhe deri Angli ? Vetitingu dhe vetëm Vettingu, mund t’ju nxjerrë të palarat atyre (kuptohet një pjese) që sot abuzojnë me pagat, VKM-të, dhe favoret e tjera që u ka krijuar Ministria e Arsimit dhe vetë Edi Rama. Vettingu, do të verifikojë padyshim, edhe se si u rikthyen në këto 10 vitet e fundit (pa i hyrë thellë verifikimeve të mëparshme) 270 pedagogë në të gjitha universitetet publike të vendit, të akuzuar për korrupsion dhe akuza të tjera penale, që edhe pse u arrestuan me bujë nga policia dhe u gjykuan, ata sot gëzojnë të drejtën e ushtrimit të profesionit.
Ka edhe shumë fakte dhe argumente të tjera, që nuk të lënë të besosh se, greva apo protesta e pedagogëve opozitaristë, është e pambështetur nga politika. Sali Berishën nuk e kishte zënë gjumi, dhe qysh në orët e para të mëngjesit të së hënës, kërkoi “mbështetjen e protestës së padagogëve dhe rrëzimin e qeverisë”. Po ashtu edhe syresh të tjerë nga opozita, nisën të mbështesnin “kërkesat e tyre të drejta”, duke i bërë thirrje edhe studentëve. Manipulimi me studentët, ka qenë dhe mbetet refreni i “aksioneve opozitare” gjithmonë kur nis viti i ri akademik. Ndaj, për të shuar çdo keqkuptim apo hamendësim, është nevojë urgjente të nisë Vettingu në të gjitha universitetet tona publike, madje duke bërë me dije çdo shkelje, çdo emër padagogu që ka blerë diplomën, listën e notave, masterin, doktoraturën, apo dhe gradën shkencore. Publikimi i rezultateve të Vettingut, do të sqarojë shqiptarët dhe opozitarët, por edhe do të ndërgjegjësojë ata që sot kërkojnë “rritje page, kushte speciale pune, dhe miliona lekë për kërkime shkencore”, por që në fakt duan rrëzimin e qeverisë dhe largimin e Edi Ramës. Çfarë paditurie……..