100,000 dollarë shpërblim për kapjen e ish-ministrit të mbrojtjes të Republikës së vetëshpallur të Donetsk, Igor Girkin ( emri i luftës Strelkov), i kërkuar nga Prokuroria e Kievit për tortura, vrasje, veprimtari terroriste dhe shkelje të sovranitetit shtetëror.
Kjo është bërë e ditur në rrjetet sociale nga GUR, drejtoria e inteligjencës ushtarake ukrainase dhe e kanë raportuar mediat e vendit.
“Ne garantojmë pagesën prej 100 mijë dollarësh për transferimin e ‘Strelkovit’ në burgjet e Ukrainës”, shkruajnë ata.
Girkin ka gjithashtu një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Holanda për rastin e rrëzimit të fluturimit civil Boeing 777 MH17.
Dje aktivisti Sergii Sternenko, lideri i grupit “Antitila” Taras Topolya, guvernatori i Luganskut në mërgim Sergii Gaidai, tenisti Serhiy Stakhovskyi premtuan se do t’i shtonin shpërblimit dhe 50 mijë dollarë.
/s.f