Shqipëria renditet në vendin e 8 në Europë për ofrimin e shërbimeve publike online, sipas një raporti të OKB-së për zhvillimin dixhital.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, shkruan se me ofrimin online të shërbimeve publike, është ulur korrupsioni dhe janë eliminuar radhët nëpër sportele.
Por më e rëndësishme akoma, një lajm për të vërtetën e madhe dhe të mohuar masivisht, se Shqipëria e sporteleve me hekura, e turmave nëpër radha për të marrë një copë letër, e bakshisheve për çdo shërbim në sportel i takon të shkuarës”.
Sot 95% e shërbimeve publike ofrohen online, thotë Rama, ndërsa për sulmet kibernetike shprehet se dështoi pikërisht për shkak të investimeve të duhura.
“Ka ende shumë për të bërë kundër korrupsionit dhe për forcimin e administratës, po ama për 1225 shërbime publike (95% e gjithë shërbimeve) vendi ynë e ka zhdukur korrupsionin, duke u ngjitur në pozicione që deri para disa vitesh as mund të imagjinoheshin, nga fundi i pusit ku e nisëm rrugën e Revolucionit Dixhital.
Shumëkush flet përçart për sulmin kibernetik mbi Shqipërinë, duke harruar dy fakte të thjeshta, e para se jemi sulmuar pikërisht ngaqë jemi zhvilluar (po të ishim akoma me sportele në shi e në diell, s’do na sulmonin dot) dhe e dyta, se sulmi ka dështuar pikërisht sepse kemi investuar si duhet, duke bërë shumë më pak, e duke u renditur ndër vendet më të zhvilluara për shërbimet publike online”, shkruan Rama.
/s.f