Miqësorja me Arabinë Saudite do të jetë mundësia për futbollistët që luajnë në kampionatin shqiptar. Për testin e 26 tetorit në Abu Dhabi, përfaqësuesja do të përbëhet kryesisht me lojtarët që kanë spikatur në Kategorinë Superiore.
Ky është vendimi i marrë nga stafi teknik kuqezi, që ka përgatitur edhe listën paraprake, përpara grumbullimit. Edhe pse lista mbetet për t’u zyrtarizuar, thuajse gjysma e skuadrës do të kompletohet nga lojtarët e Partizanit, Tiranës dhe Vllaznisë.
Për ndeshjen e parë në histori me Arabinë Saudite, Kombëtarja do të nisë grumbullimin këtë të shtunë, më datë 22 tetor. Pas dy ditëve përgatitje në Durrës, ekipi kuqezi do të spostohet në Abu Dhabi.
/s.f