Prokuroria e rrethit ka bllokuar plot 9 pallate në Velipojë. Dyshimet për ndërtime të paligjshme kanë bërë që organi i akuzës të nise hetimet mbi mënyrën sesi janë ndërtuar këto objekte, ndërsa nën hetim është edhe ish-kreu i komunës.
Objekt i hetimeve mësohet të jenë edhe anëtarët e KKRT të Velipojës, ndërkohë që bëhet fjalë për pallatet në zonën bregdetare. Akuza kryesore lidhet me shpërdorimin e detyrës nga ana e zyrtarëve, ndërsa prokuroria ka njoftuar për rastin edhe administratorin e kompanisë që po i ndërton pallatet në fjalë.