Një 33-vjeçar në Gjirokastër u arrestua nga policia për prerje të paligjshme të druve në pyje.
I riu me iniciale T.B. nga Çepuna u ndalua nga policia në afërsi të fshatit Zenelaj, duke transportuar me kamionçinë 4 m3 dru të prera pa leje përkatëse.
Në vijim të veprimeve hetimore, uniformat blu ushtruan kontroll në banesën e 33-vjeçarit, ku gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan lënda narkotike, lënda drusore dhe automjeti me të cilin transportohej kjo e fundit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
/a.r