Kryedemokrati Sali Berisha është vënë përpara një situate hipotetike.
I ftuar në “Why not”, Berisha u pyet se nëse do të ishte në një avion me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, cilin prej tyre do të shpëtonte dhe cilin do të hante për të mbijetuar në një ishull të shkretuar.
Vetë kreu i selisë blu tha se për bashkëpunimin natyrshëm do të zgjidhte Metën.
Ndërsa për Ramën tha se do të binte 500 copash nga avioni, nga frika.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: Jeni në një avion ju, Ilir Meta dhe Edi Rama. Bëni aksident dhe bini në një ishull të shkretuar. Cili do tu afrohej i pari për të bashkëpunuar për të vrarë tjetrin, për ta ngrënë, për të mbijetuar?
Sali Berisha: Bashkëpunimi i natyrshëm është me Ilir Metën. Të siguroj se Edi Rama nga avioni në ishull do kishte zbritur 500 copash nga frika. Do të kishte marrë fund rrugës, nuk do kishte arritur në ishull.
/a.r