Një person vetëhidhet nga lartësia mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se për shkak të plagëve që ka marrë ka humbur jetë direkt.
Ngjarja është regjistruar pak momente me parë në zonën e Myslym Shyrit, ndërsa personi dyshohet se është 35-40 vjeç.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.10.2022, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës, shtetasi A. Q., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j