Partia Socialiste ka vijuar shpërndarjen e kartave të anëtarësisë për të rinjtë. Në një aktivitet në selinë e PS, kryeministri Edi Rama, kreu i bashkisë Tiranë dhe deputetë të Qarkut Tiranë kanë zhvilluar një takim me të rinj, ndërsa nuk munguan edhe batuta.
Duke ftuar Pandeli Majkon për t’i dhënë kartën e anëtarësisë një të riu, Rama iu drejtua këtij të fundit me shaka duke theksuar se të punosh me Majkon është më mirë.
“Më dëgjo mua, të rrish me Majkon të del më mirë. Ja, mua më ka dalë më mirë sesa disave që shkojnë andëj-këndej” – tha Rama.