Mediat në Greqi kanë publikuar pamjet nga momenti kur automjeti i një 50-vjeçari bie përmbys në një kanal duke i marrë jetën edhe drejtuesit.
Ngjarja ka ndodhur në Kretë e cila është përfshirë sot nga moti i keq. Sipas raportimeve, babai i dy fëmijëve të mitur po fliste me gruan në momentin automjeti përfundoi në mes të rrjedhës.
Momente kaosi mbizotëruan në orët e mëngjesit dhe të mesditës në Agia Pelagia të Kretës, shtëpi dhe automjete janë përmbytur.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po kerkojne nje grua e cila ndodhej në automjetin e 50-vjeçarit, por që arriti të dilte nga automjeti./m.j